Varheji: Ballkani i Hapur ka gjetur mbështetje nga BE dhe SHBA

Iniciativa e Ballkanit te Hapur ka gjetur mbeshtetje jo vetem nga SHBA-te por edhe nga BE nepermjet komisionerit per zgjerim Oliver Varhelyi.

“Ne u përpoqëm ti bindim këto shtete që të krijonin një treg të përbashkët rajonal. Nëse shikoni nismën e Ballkanit të Hapur, kjo është një iniciativë rajonale që nuk e kemi parë më parë në histori. Liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë po përpiqen bashkërisht të ndërtojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre bazuar në tregun e BE-së. Kjo është nisma e tyre. Mendoj se kjo është një pikë kthese jo vetëm në historinë politike të këtij rajoni”

Sipas Varhelyi lufta ne Ukraine ka ndikuar qe procesi i zgjerimit te pershpejtohet

“Kjo luftë në Ukrainë po rivlerëson shumë gjëra. Ka bërë që edhe liderët e vendeve anëtare që deri tani ishin skeptike të kuptojnë se siguria dhe paqja e BE-se varet nga sa shpejt mund të integrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se në këtë kuptim mund të përshpejtojë procesin e zgjerimit. Natyrisht, kjo kërkon që ndërkohë vendet e rajonit të përmbushin kushtet” – Oliver Varhelyi.

PEr komnisionerin per zgjerim shtetet anëtare do të donin të shihnin garanci se nuk importohen as rreziqe, as probleme ekonomike, sociale apo politike nga Ballkani Perëndimor.