VAR-i shpëton Milanin nga turpërimi përballë Lecces

Lecce dhe Milani kanë zhvilluar një ndeshje spaktakolare në kuadër të javës së 12-të, që u mbyll 2-2 edhe pse vendasit shënuan në fund, por VAR-i ia anuloi golin.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke krijuar raste.

Dhe me këtë dominim e gjetën golin e parë në ndeshje, kur erdhi në minutën e 28-të me Olivier Giroud për 1-0.

Tijjani Reijnders konfirmoi nisjen e mirë të Milanit në këtë ndeshje duke shënuar për 2-0 në minutën e 35-të.

 

Por pjesa e dytë solli një fytyrë tjetër të kuqezinjtë, pasi vendasit shënuan tri herë për të marr fitore.

Nicola Sansone hapi ndeshjen në minutën e 66-të për 2-1, ndërsa pas katër minutash Lameck Banda barazoi gjithçka me një gol për 2-2.

 

Pas golit të dytë Lecce u lëshuan në sulm dhe vazhdonte të krijonte raste të mira me Sansonen, ku tri herë ishte afër golit.

Lecce shënoi në minutën e katërt shtesë me Roberto Piccolin, ku paraprakisht Giroud ishte larguar nga loja me karton të kuq.

Goli u anulua pasi u rishikua në VAR dhe skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

 

Milani mbetet i treti me 23 pikë, ndërsa Leccce me 14 pikë është në vendin e tretë.