Arsenal kthehet te fitorja, mposht Burnleyn në shtëpi

Arsenali ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.

Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë për Topçinjtë që nuk arrinin të dilnin në lojën e tyre.

Por pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Leandro Trossard që shënoi gol me kokë për 1-0.

 

Fillimi i pjesës së dytë u takoi mysafirëve që shënuan me Josh Broënhill  për 1-1.

Por nuk bonoi shumë dhe Arsenali kthen epërsinë në minutën e 57-të me William Saliban që shënoi për 2-1.

Të beseuarit e Mikael Artetas e siguruan fitoren në minutën e 74-të kur Oleksandr Zinchenko shënoi për 3-1.

 

Negative për Arsenalin ishte fakti që Fabio Vieira u ndëshkua direkt me kartonë të kuq në këtë takim.

Me këtë fitore Arsenali shkon në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe Man City me një ndeshje më pak.