Van de Beek kërkon largimin nga Man Utd

Mesfushori duket se nuk është më i lumtur në Angli.

Donny van de Beek nuk është duke pasur hapësira në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer, andaj po mendon seriozisht largimin në merkaton e dimrit.

Futbollisti ka startuar në vetëm një ndeshje këtë edicion, pasi trajneri Solskjaer po preferon futbollistë të tjerë para tij.

Sipas ‘Fichajes’, Milani mund të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit, pasi gjiganti italian është në kërkim të përforcimeve.

‘Rossonerët’ duan ta kenë në ekip holandezin dhe pritet të bëjnë ofertë për huazimin e tij në janar.

Van de Beek do të ishte i kënaqur me një kalim në Itali pasi do të kishtë më shumë minuta të shfaq potencialin e tij.