Tre gjigantët evropian në garë për transferimin e Lucas Hernandez

Futbollisti i Bayernit ka rënë në radarin e shumë klubeve evropiane.

Lucas Hernandez po zhvillon paraqitje shumë të mira me fanellën e Bayernit, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të mendojnë transferimin e tij verën e ardhshme.

Sipas mediave gjermane, PSG, Real Madrid e Atletico Madrid janë tri klubet e interesuara për shërbimet e Hernandez

Të gjitha këto ekipe thuhet se janë të gatshme të shpenzojnë mbi 60 milionë euro për ta pasur në ekip francezin.

Mbrojtësi ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2024, dhe mbetet të shihet nëse ‘Bavarezët’ do të heqin dorë nga ylli i tyre.