Trajneri i Barcelonës është ndarë i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Real Madridit në “El Clasico”
Ernesto Valverde është shprehur i kënaqur me barazimin ndaj Real Madridit në “El Clasicon” e mbrëmshme, shkruan Gazeta Express.
Dy gjigantët spanjollë barazuan pa gola në “Camp Nou”, ndërsa “Los Blancos” bënë paraqitje më të mirë.
Për këtë, trajneri i Barcelonës është i kënaqur me një pikë nga kjo ndeshje.
“Ishte një lojë e mbushur me beteja të diskutueshme, ku të dyja ekipet i patën periudhat e tyre të mira gjatë lojës. Kishte tension të madh dhe kartonë, por kjo është një situatë klasike në El Clasico”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.
“Ne do ta mbyllim vitin me pikë të njëjta me Real Madridin dhe kjo është frustruese. Natyrisht, ne donim të fitonim, por ndaj një kundërshtari të fuqishëm nuk është gjithmonë e mundshme. Ishte puna e komplikuar”, përfundoi Valverde. /Gazeta Express/