Gianluigi Buffon shënoi një rekord historik në ndeshjen e Juventusit kundër Sampdorias. Veterani bardhezi u bë lojtari me më shumë ndeshje në Serinë A. Falë dëmtimit të Szczesny-t, 41-vjeçari zbriti në fushë duke koleksionuar takimin numër 647 në elitën e futbollit italian (barazoi legjendën Paolo Maldini sa i përket këtij rekordi).
“Motivi për të cilin vazhdoj të luaj është dëshira për t’i dhuruar vetes dhe klubit ku luaj emocione të bukura e që ia vlen t’i përjetosh. E ardhmja? Jeta do të ma tregojëvetë rrugën”.
Një karrierë e nisur në nëntor të vitit 1995, me një sfidë kundër Milanit, në të cilën e ruajti rrjetën të paprekur. Buffon ka lënë pas edhe Del Pieron për numrin e ndeshjeve me Juventusin (479):
“Më e rëndësishme sot ishte të fitonim dhe të kërkojmë që ta mbyllim vitin në vendin e parë. Ndeshja e 648-të? Nëse do të më duhet ta luaj, shpresoj të jetë me Juventusin në krye të klasifikimit.”
Që nga dita e debutimit të Buffonit (19 nëntor 1995, 17 vjeç e 295 ditë, në Parma-Milan 0-0), kanë kaluar 24 vite, 1 muaj e 5 ditë.
Lojtarët me më shumë ndeshje në Serinë A:
Gianluigi Buffon 647
Paolo Maldini 647
Francesco Totti 619
Javier Zanetti 615
Gianluca Pagliuca 592
- Gigi Buffon e ka fiatuar nëntë herë kampionatin italian, më shumë se çdo lojtar tjetër.
- Buffon ka rekordin e minutave pa pësuar gol në Serinë A, 974.
- Gianluigi Buffon mban rekordin e numrit të ndeshjeve në Champions League për një futbollist italian, 118.
- Janë 119 ndeshjet pa pësuar gol nga Gigi Buffon në 8 kampionatet e fundit me Juventusin.