Valon Berisha dhe Lazio ndajnë rrugët. Futbollisti shqiptar, i cili në këtë sezon është aktivizuar për një total prek 279 minutash (në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet) do ta vijojë karrierën në Bundesligë te Fortuna e Duuseldorfit.
Mësohet se dy klubet kanë arritur marrëveshjen për formulën e transferimit (huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit) dhe orën në vazhdim pjesëtari i përfaqësueses së Kosovës do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore te skuadra e re.
Lazio e bleu Valon Berishën nga Salzburgu për 7.5 milionë euro, por mesfushori nuk i përmbushi në asnjë moment pritshmëritë edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe serioze, që e mbajtën për një ohë të gjatë larg fushave të blerta.
Sigurisht që Fortuna e Dusseldorfit, në rast se do të bindet nga lojtari, do ta blejë për një shumë më të vogël se shifra shpenzoi para një viti e gjysmë për kartonin e tij.