Valencia: Është turp që Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United në atë mënyrë

Antonio Valencia është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si është larguar Cristiano Ronaldo nga Manchester United.
Sipas tij, mënyra se si u largua portugezi ishte e turpshme, e bashkë me të edhe intervista e dhënë nga ai, transmeton lajmi.net.

“Është turp që Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United ashtu siç u largua. Një lojtar si ai duhet të ishte larguar me një stadium plot duke e duartrokitur. Mbështetësit e adhuronin atë. Intervista që dha ishte e turpshme”, tha fillimisht Valencia.

Ai kishte arsyet e tij për të thënë atë që tha, por unë u ndjeva shumë keq për mënyrën se si u largua. Të dhemb. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për të në klubin e ri. I uroj gjithë të mirat”, tha ai për The Athletic.