Pas mesnatës shtrenjtohet nafta në Maqedoni

Pas mesnatës, çmimi i naftës do të rritet për 2,5 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për 3 denarë. Kjo u bë e ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, nga ku shtojnë se çmimi i benzinave dhe mazutit mbetet i pandryshuar.