Vaksina kundër koronavirusit afër, do të kushtojë sa një makijato

Kompania farmaceutike “Astra Zenka” planifikon që deri në fund të vitit të plasojë vaksinë kundër Kovid 19, e cila do të kushtojë 2.5 euro, paralajmëroi drejtori i kompanisë, Paskal Sorio.
Ai theksoi se qëllimi i kompanisë është që vaksina të jetë në disponim për të gjithë njerëzit, transmeton Gazeta Lajm.
“Astra Zenka” shpreson se vaksina vaksina do të prodhohet deri në fund të vitit, kurse sipas Sorio, ndoshta edhe më herët, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Vaksina e prodhuar nga kompania “Astra Zenka” në dy fazat e testimit të deritanishëm është treguar e suksesshme dhe mundëson krijimin e antitrupave dhe imunizimin kundër Kovid 19.