Bogdanoviq: Me planin për “Ringun e Vogël” heqim një pjesë të projektit “Shkupi 2014”

Plani për “Ringun e Vogël” që sot e prezantojmë nuk e bëjmë që të shtyjmë diçka, por të heqim një pjesë të projektit “Shkupi 2014”. Duhet të shkojmë hap pas hapi, tha kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq në prezantimin publik për PDU të propozuar, që mbahet në Komunë.

Bogdanoviq theksoi se në këtë plan punohet më shumë se një vjet, ndërsa të gjitha punët që janë ndërmarrë janë bërë saktë dhe në mënyrë të përpiktë pa kurrfarë dëmi.

“Në të gjitha procedurat puna kyçe ishte ta kthejmë në përdorim tokën e pandërtuar shtetërore veçanërisht për pjesën në “Ringun e Vogël” përkatësisht e lidhur me projektin e a.q. Shkupi 2014. Në periudhën e fundit kam dëgjuar se duam të legalizojmë disa pjesë të projektit Shkupi 2014. Me propozim planin e ri bëhet e kundërta, fillon të ndërpritet dhe të fshihet gjithë ajo që ishte vizatuar në projektin e atëhershëm Shkupi 2014″, tha Bogdanoviq.

Sipërfaqja e tërësishme e përfshirë me PDU është 37,39 hektarë.

Në vigjilje të prezantimit të sotëm, dje Asociacioni i arkitektëve të Maqedonisë kërkoi nga kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq dhe kryetarja e këshillit komunal Cvetanka Simobovska ta tërheqin dhe përpunojnë Propozim-planin detajor urbanistik. Sipas AAM, bëhet fjalë për projekte dhe toka në pronësi shtetërore dhe objekte të cilat janë kontestuese, për shkak të së cilave konsiderojnë se për propozim-plan të tillë nuk ka nevojë për prezantim publik dhe anketë publike para objekteve kontestuese të hidhen poshtë nga plani.

Me planin e propozuar, thonë nga AAM, jepet vërtetim dhe riafirmim i ndërtimit, por siç thonë, çka është më e tmerrshme në pjesën e pandërtuar të projektit “Shkupi 2014”, prej të cilit kjo shoqatë u distancua që kur ishte prezantuar dhe kërkonte revizionin e tij institucional. /MIA