Vaksina është e sigurt për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç, njoftojnë nga “Fajzer”

Kompania “Fajzer”, sot njoftoi se vaksina është e sigurt dhe prodhon një numër të madh të anti-trupave tek fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç, transmeton TV21.

Këta janë rezultatet e para të publikuara për këtë grupmoshë për vaksinën amerikane. “Fajzer” njoftoi se për kohë të shkurtër planifikojnë që këto rezultate ti paraqesin edhe në Administratën amerikane të ushqimit dhe barnave për miratim të menjëhershëm.

Në studim janë përfshirë 2.268 pjesëmarrës të moshë 5 deri në 11 vjeç duke përdorur të dy dozat e vaksinës.