Për Zaevin pyetjet për Tetovën janë bërë banale

Në pyetjen rreth dorëheqjeve për shkak tragjedisë në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev, tha se kjo pyetje është bërë banale.

“Edhe ju e patë këtyre ditëve se është banale e tërë kjo punë. Mendojë se është koha e fundit… Përgjegjësia morale është dorëzuar nga ana e drejtorit ekonomik, ministrat dhe zv/ministrat. Thash, hetimi të përfundojë, të dalin rezultatet dhe do ta them mendimin tim”, u shpreh Zaev, raporton SHENJA.