Bashkimi Evropian nis zbatimin e rregullave të reja për kreditë konsumatore, duke forcuar mbrojtjen e qytetarëve nga huamarrja e tepruar dhe kushtet e paqarta të kreditimit.
Rregullat përfshijnë kredi deri në 100 mijë euro dhe detyrojnë institucionet financiare të kontrollojnë më hollësisht aftësinë e klientëve për shlyerjen e borxhit.
Qytetarët do të kenë të drejtë të tërhiqen nga kontrata brenda 14 ditësh, si dhe të shlyejnë kredinë para afatit të përcaktuar.
Rregullat e reja përfshijnë edhe skemat “Bli tani, paguaj më vonë”, me synim rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konsumatorëve.



