Vaji i ushqimit arrin çmimin 100 denarë, a do të ketë edhe shtrenjtime tjera?

Pasi që vaji I ushqimit për një kohë të shkurtër arriti çmimin 100 denarë, analistët ekonomikë thonë se tani për tani nuk pritet rritje e madhe e çmimeve, por nuk e përjashtojnë mundësinë një gjë e tillë të ndodhë në afat më të gjatë.
“Ne si ekonomi gjithsesi që varemi nga bursat botërore lidhur me çmimet e produkteve primare, prandaj kjo mund të ketë efekt zinxhiror dhe të reflektohet në ekonominë tojë”, ka deklaruar profesori i ekonomisë, Gadaf Rexhepi, për Kanal5.
Sa do të ndikojnë rritjet e çmimeve te qytetarët, më së shumti do ta varet nga menaxhimi i kompetentëve. Ekonomistët alarmojnë që pushteti syçel ta përcjellë situatën me çmimet e produkteve që të mund të intervenojë me kohë, transmeton gazeta Lajm.

“MUnd të pritet rritje e çmimeve te një pjesë e mirë e produkteve ushqimore duke pasur parasysh se ka çrregullim të raportit mes ofertës dhe kërkesës së këtyre produkteve, sepse pjesë e konsiderueshme e kapaciteteve prodhuese nuk shfrytëzohen për shkak të Kovid situatës dhe nuk ka numër të mjaftueshëm të punëtorëve të angazhuar”, thotë Zoran Ivanovski, profesor i ekonomisë.