UT nuk i harron shqiptarët e harruar të Velesit, u dhuron libra në prag të 7 Marsit

Në vigjilje të 7 – Marsit, Ditës së Mësuesit, Universiteti i Tetovës, me vendim të Këshillit të Rektoratit,
Shkollës llore periferike “Vasil Glavinov” në fshatin Buzallkovë të Komunës së Velesit i dorëzoi një
donacion – inventar me pajisje teknike.
Dorëzimin e këtij donacioni e bëri sot Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i
shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij dhe drejtues të njësive të tjera akademike të Universitetit
tonë.
Ai, gjatë takimit me drejtuesit e kësaj shkolle tha se, Universiteti i Tetovës me vendim të Këshillit të
Rektoratit, në mbledhjen e mbajtur më 4 mars 2020, vendosi që Shkollës llore “Vasil Gllavinov” t’i
dorëzojë donacion – inventar për shfrytëzim të përhershëm të sendeve të luajtshme, si: banka,
karrige, dollapë, tavolina, kompjuterë, projektorë, printerë, grafoskopë dhe LED Televizor.
Veç kësaj, ai drejtuesve të kësaj shkolle u dhuroi edhe Logon e Universitetit të Tetovës, bashkë me
portretin e themeluesit dhe Rektorit të parë historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, si dhe një
pikturë me pullën postare të dizajnuar me Logon e Universitetit të Tetovës.
Drejtori i shkollës “Vasil Glavinov”, Sashko Cokov e falënderoi Rektorin e Universitetit të Tetovës për
këtë donacion, i cili sipas tij do të ndihmojë në procesin edukativ – arsimor të nxënësve, pasi të
gjithë bashkërisht bëjmë përpjekje pikërisht për të mirën e tyre.
Ndërsa përgjegjësi i Shkollës llore “Vasil Glavinov” të fshatit Buzallkovë, Maksut Bakiovski në
fjalën e tij, përveç prezantimit të aktiviteteve që realizohen në këtë shkollë, i falënderoi drejtuesit e
Universitetit të Tetovës për mbështetjen që u japin shqiptarëve të rajonit të Velesit. Ai, po ashtu tha
se një pjesë e kuadrit të kësaj shkolle të gjithë janë të diplomuar në Universitetin e Tetovës.
Në këtë shkollë janë të regjistruar gjithsej 397 nxënës të shpërndarë në 17 paralele. Prej klasës VIIX, mësimin e vijojnë edhe nxënësit nga fshatrat Slivnik dhe Kllukovec. Në realizimin e procesit
edukativ-arsimor janë të inkuadruar 26 mësimdhënës, të gjithë me përgatitje përkatëse arsimore.