Daut Memishi takon komandantin e Policisë së Tetovës, në fokus siguria publike dhe bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka zhvilluar sot një takim me komandantin e Stacionit Policor Tetovë, Muhamed Ademi.
Përmes një njoftimi publik, Memishi bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për çështje që lidhen me sigurinë publike, si dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional në interes të qytetarëve të Komunës së Tearcës.

Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve lokale dhe organeve të rendit mbetet i rëndësishëm për garantimin e sigurisë dhe adresimin e nevojave të qytetarëve.
Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet komunës dhe policisë për çështje me interes publik./Tema.mk/

https://www.facebook.com/share/p/1H8QNiKvQN