USJE: Nuk e ndotim ajrin, mos na akuzoni ne!

Pas thirrjeve nga qytetarët dhe OJQ-të, reaguan nga çimentorja Usje, të cilët thanë se fabrika nuk shkakton ndotjen e ajrit në asnjë mënyrë. Nga viti i kaluar USJE, filloi të përdorë lëndë djegëse alternative, por nga mbeturina jo të rrezikshme. Për vetëm një vit, janë përdorur 4,400 tonë lëndë djegëse alternative, që është vetëm 4 për qind e konsumit të përgjithshëm të karburantit.

Nëse e hapni lejen tonë do shihni se çimentorja Usje ka të drejtë të djegë vetëm mbeturina të parrezikshme, pse është kjo kështu? Sepse ne vetë e kërkuam këtë. çimentoret tjera në mbarë Evropën dhe në botë shfrytëzojnë çfarëdo mbeturinash. Duke e ditur gjendjen në Maqedoni dhe frikën e njerëzve, në Maqedoni praktikisht mosdija, mos edukimi, kështu ne vendosëm të mos shkojmë më larg- deklaroi Boris Hrisafov, drejtor ekzekutiv i fabrikës Usje.

Përdorimi i karburanteve alternative është praktikë e filluar nga mesjeta në Evropë dhe shënon rritje të vazhdueshme, thonë nga USJE.

Në fabrikën e çimentos USJE si karburant alternativ përdoret biomasë, atë e marrim nga Koçani për momentin, përdoren mbetje të përpunuara nga mbeturinat jo të rrezikshme. Ato pamje që dolën nuk janë sekret, ne që kur e nisëm idenë, kur filluam të kërkojmë leje, për tërë këtë flasim publikisht- tha Natasha Bekreska- menaxhere e mjedisit jetësor.

Nga USJE thonë se dyert e fabrikës janë të hapura për të gjithë qytetarët dhe organizatat joqeveritare që merren me mjedisin jetësor. Sipas tyre, çdonjëri mund ta vizitojë fabrikën nëse ka aparat relevant dhe për matjen e ndotjes.