Ushtrisë ruse i mbaron nafta, ngec pranë Kievit!

Në Kiev katër shpërthime të forta ndodhën orët e fundit, por është e paqartë se cilat ishin objektivat nëse janë shënuar viktima. Korrespondentët e BBC thonë se shpërthimet kanë qenë aq të forta sa mund të dëgjoheshin dy kate nën tokë, në bunkerin e tyre.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit ka ngecur për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit port kyç jugor të Khersonit, sipas zyrtarëve lokalë. Është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i pushtimit.

Në qytetin jugor të Mariupolit, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas disa orësh granatimesh të vazhdueshme, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit. Ushtria e Ukrainës pretendon se qyteti është ende në duart e Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video të natës vonë, duke përgëzuar qytetarët për guximin në mbrojtjen e vendit të tyre.

Më shumë se një milion njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, thotë OKB, me numrin që vijon të rritet. Një hetim për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë ka nisur tashmë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë./L.F-dritare.net