Moska pranon për herë të parë humbje të mëdha

Rusia ka pranuar për herë të parë se ka pësuar humbje të mëdha në luftën me Ukrainën.

Për disa ditë, Kremlini ka refuzuar të pranojë një numër të madh të vdekjeve në “operacionin ushtarak”, i cili ka shkatërruar qytetet kryesore të Ukrainës.

Tani, Rusia thotë se 498 nga trupat e saj janë vrarë, me 1,597 të tjerë të plagosur.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pretendon se ky numër është afër 9,000.

Në një fjalim mbrëmë, ai tha: “Ushtria jonë po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun. Gati 9,000 rusë janë vrarë në një javë”, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.