Moti sot

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare me paraqitje lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale pritet në pjesën qendrore të vendit, respektivisht 10 gradë Celsius, ndërkaq minimalja do të bie në -10 gradë Celsius në pjesën perëndimore të vendit.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira dhe me periudha me diell. Temperatura maksimale do të arrijë 10 gradë Celsius, kurse minimalja do të bie në -2 gradë Celsius.