Ushtria ruse arreston edhe një kryetar komune në Ukrainë

Kryetari i bashkisë së Skadovsk, një qytet port në rajonin Kherson të Ukrainës “është rrëmbyer”, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës.

Oleksandr Yakovlyev dhe zëvendësi i tij Yurii Palyukh dyshohet se u arrestuan sot nga forcat ruse.

Rusia ka pohuar se ka nën kontroll të gjithë rajonin Kherson tani, pasi mori qytetin afër fillimit të pushtimit, shkruan Sky Neës.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët ukrainas raportohet se rrëmbehen që nga fillimi i luftës.

Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Dniprorudne, Yevheniy Matvieyev dhe kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, thuhet gjithashtu se janë rrëmbyer.