Ushtria e RMV-së mund të imunizohet me vaksina kineze

Armata e Maqedonisë së Veriut do të mund të imunizohet kundër Covid-19 me vaksinat kineze, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kinës, Vei Fenge i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në takimin me ministren e Mbrojtes, Radmilla Shekerinska, Fenges i është kërkuar dërgesë më e shpejtë e vaksinave kineze.

“70 shtete në botë e kanë miratuar nevojën për vaksiant kineze. Në Kinë 100 milion njerëz janë vaksinuar. Si shtet i kontraktuar, Kina dëshiron të kontribuojë që pandemia të vihet në kontroll”, tha Fenge.

Bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut e ka vlerësuar si të mirë, por sërish vlerësoi se ka hapësirë për fuqizim të bashkëpunimit për arsimim dhe trajnim të ushtrisë, për ballafaqim me krizat, dhe për pjesëmarrje në operacione të paqes.