Urimi i Dukagjin Lipës për djalin me rastin e ditëlindjes

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares, Dua Lipa, është aktiv në rrjete sociale.

Ai me ndjekësit ndan fotografi të ndryshme mirëpo këtë rrjet social e shfrytëzon edhe për t’i uruar personat e dashur me rastin e datave të veçanta.

Kësaj radhe e ka uruar djalin, Gjinin për ditëlindje dhe ka zgjedhur fjalët më të mira.

“Gëzuar ditëlindjen për 14 vjeçarin më lezetshëm që e njoh. Gjin Lipa mos ndrysho kurrë, qëndro sa më mahnitës. Të dua gjithmonë”, ka shkruar ai pranë publikimit të disa fotografive me Gjinin.