Autoritetet turke ndaluan sot 100 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik gjatë sulmeve në vend, raportoi agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency.
Sipas raportit, mes personave të ndaluar ku të paktën 50 ishin shtetas të huaj, shumica prej tyre irakianë.
Operacionet e njëkohshme u kryen nga agjencia kombëtare e inteligjencës dhe policia e antiterrorizmit.
Me rritjen e sigurisë para festimeve të Vitit të Ri, operacionet policore u zhvilluan në Ankara, në provincën e Batmanit në juglindje, Kajserit në Turqinë Qendrore dhe Adana në jug.
Shteti Islamik mori përgjegjësi për një sulm të ndodhur në vitin 2017 gjatë natës së Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll, ku u vranë 39 persona dhe 79 të tjerë mbetën të plagosur.