Urimet për vitin 2022: Ta kalojmë krizën energjetike dhe të hapim negociatat me BE-në

Në mesazhet e urimit për vitin që po vjen, krerët shtetërore dhe liderët politikë, theksin e vendosin te kriza energjetike si dhe nevojën që qytetarët të jenë të bashkuar dhe solidarë për t’i kapërcyer krizat e shkaktuar nga pandemia. Përmendin edhe anëtarësimi e vendit në Bashkimin Evropian që mbetet qëllim strategjik për vendin edhe në vitin 2022.

Kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi, uroi që Maqedonia e Veriut të mbetet shtëpi e të rinjve, e vend me standarde dhe vlera evropiane.

Kryeministri në largim uroi që viti 2022 të jetë viti i kapitullit të ri.

Вашата последна шанса да победите во борбата против псоријазата
Kryetari i ri i LSDM-së, njëkohësisht edhe mandatar për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçeski tha se viti 2022 do të jetë viti i sfidave të reja me virusin korona dhe krizën energjetike.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, pohon se viti që vjen do të jetë vit i ndryshimeve.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në urimin e tij theksin e vendos tek hapja e negociatave me BE-në.

E kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në mesazhin e tij, vitin që po e lëmë e karakterizoi si një vit i trishtë, i karakterizuar me tragjedi të mëdha, shumë dhimbje në nivelin kolektiv dhe dështime të njëpasnjëshme në nivelin politik.

Urimet për një vit të mbarë dhe të suksesshëm kanë dërguar edhe krerë të partive të tjera, ministra, kryetarë komunash e institucione./TV21