Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta kalojnë në vend, protokollet i pengojnë të udhëtojnë

Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta presin në vend. Është i vogël numri i qytetarëve që kanë vendosur të shkojnë në ndonjë destinacion, thonë nga agjencitë turistike, shkruan Alsat.

Kjo është kryesisht për shkak të protokolleve të hyrjes në vendet ku kërkohet vaksinimi dhe testi PCR negativ. Tirana, Beogradi dhe Stambolli janë destinacionet më të kërkuara nga qytetarët e Maqedonisë.

“Numri i qytetarëve që vendosën të udhëtojnë është shumë i vogël, dhe disa agjenci turistike organizohen për të realizuar ndonjë destinacion. Nuk mund të mburremi se çdo agjenci turistike ka numër të madh turistësh. Në shumë vende ka vaksinime dhe teste PCR, pak ditë më parë kërkohej vetëm njëra prej këtyre rregullave, tani të dyja dhe kjo ndryshon mendjen e qytetarëve. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë vitin e ri do ta kalojnë në Turqi, përkatësisht në Stamboll, sepse atje mund të udhëtojnë me test negativ ose me vaksina”, tha Ana Marija Aleksova- Oda Turistike-Gastronomike.

Nga agjencitë turistike thonë se situata është më e mirë se vitin e kaluar, por shumë më e keqe se para pandemisë. Në vendet e Bashkimit Evropian është shtyrë organizimi i festave në sheshe për Vitin e Ri. Protokollet e mbrojtjes nga Kovid-19 ndryshojnë në varësi të rekomandimeve të aplikuara në shtetet./ Alsat.mk