Përleshje e përgjakshme në Çegran: 35-vjeçari nxjerr mjetin e mprehtë dhe godet një person, dyshohet për tentim vrasjeje!

Një 35-vjeçar nga Çegrani i Gostivarit është kallëzuar penalisht për tentim vrasjeje, pas një përleshjeje që përfundoi me plagosjen e një personi.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 15 nëntor, në oborrin e të dyshuarit, ku pas një konflikti verbal dhe përleshjeje fizike, A.N. (35) dyshohet se ka goditur një person me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar plagë therëse.

Ndaj tij, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal për veprën “Vrasje në tentativë”. / MPB