Unikkatili sjell këngën e re, thotë se Kosovën po e ndjekë një “re e zezë”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, reperi i njohur shqiptar Unikkatil, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Rêja” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është realizuar në muzikë dhe tekst nga vet reperi me origjinë nga Istogu.

Unikatil, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka, e publikoi këngën në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke treguar edhe konceptin e saj.

“Origjinal pata plan ta publikoj diçka tjetër po për shkak se si mua, ashtu edhe Kosovën, po na ndjekë një re e zezë, vendosa ta përfundoj këtë këngë të thellë të pakompletuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ashtu si të gjitha këngët e kreut të shtëpisë diskografike TBA, edhe kjo këngë është publikuar vetëm në versionin audio dhe tekst.

Unikkatili përndryshe përkundër viteve, vazhdon të jetë një prej reperëve shqiptarë me një numër të madh fansash në detabazën e tij profesionale.

Unikkatil (Foto: Unikkatil/Instagram)