Umtiti vazhdon të jetë problemi i madh i Barcelonës

Qendërmbrojtësi francez vazhdon të jetë një problem i madh për Barcelonën në kohën kur kriza ekonomike ka kapluar klubin.

Barcelona po has në vështirësi për ta larguar Samuel Umtiti nga klubi, në prag të merkatos së janarit.

Umtiti fiton më shumë sesa 200 mijë funte në javë në pagën e tij dhe kontrata nuk i skadon deri në vitin 2023, përcjell lajmi.net. Ai ka luajtur vetëm një ndeshje në La Liga këtë sezon.

Barca po përballet me vështirësi për shkëputjen e kontratës së tij. Ata kanë ofruar kartonin e tij tek disa skuadra por askush nuk është gati të paguajë për të.

Lojtari nuk është pjesë e planeve të skuadrës dhe në ‘Camp Nou’ shihet si ‘ish lojtar’.