MPB: Sanksionohen 133 shoferë në territorin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit regjistroi 133 shkelje në komunikacion.

Siç informojnë nga Ministria, 31 sanksione janë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, 20 masa për automjete të parregulluara teknike në transportin publik, nëntë sanksione për vozitje pa patentë shoferi, pesë masa për vozitje nën ndikim të alkoolit dhe 26 për parkim të padrejtë.

“Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te qytetarët t’i respektojmë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, porosisin nga MPB.