Ulen temperaturat, nga e enjtja rikthehet shiu

Nesër do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare jugore, ndërsa nga dita e enjte në orët e pasdites do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryjë erë mesatare në disa vende erë veriore e përforcuar. Kushte për shi lokal do të ketë të premten dhe gjatë ditëve të fundjavës së vazhduar festive, ndërsa temperaturat dukshëm do të bien.