Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit të vendit kandidat të BE-së

Ukraina ka plotësuar pjesën e dytë të pyetësorit të Bashkimit Evropian për të fituar statusin e vendit kandidat.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në kanalin e tij Telegram të hënën se ai ia kishte treguar dokumentin Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një video-telefonatë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Në fjalimin e tij video të hënën mbrëma, Zelesnkyy tha se Ukraina pret “të marrë një përgjigje pozitive në qershor në lidhje me marrjen e statusit të kandidatit në BE nga vendi ynë”.