Rusia nuk planifikon të mbyllë ambasadat në Evropë

Rusia ka thënë se nuk ka në plan të mbyllë ambasadat e saj nëpër Evropë si hakmarrje për masat që Perëndimi i ka vendosur ndaj saj për veprimet në Ukrainë, raportojnë mediat ruse.

“Kjo nuk është në traditën tonë”, tha zëvendësministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.

“Prandaj, ne besojmë se puna e zyrave përfaqësuese diplomatike është e rëndësishme”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Vendet perëndimore kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese – duke përfshirë sanksionimin e zyrtarëve kryesorë rusë, ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse dhe ndalimin e importeve të naftës ruse – për ta shtyrë Moskën të përfundojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë.

Të hënën, ambasadori i Rusisë në Poloni u godit me ngjyrë të kuqe nga njerëzit që protestonin kundër luftës.

Ai u pengua të vendoste lule në një varrezë sovjetike në Varshavë për të përkujtuar 77-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rusia u përgjigj duke dërguar një notë proteste të formuluar në Poloni.