Ukraina i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare që të ndërhyjë menjëherë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij ka paraqitur një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i saj i gjyqtarëve që të urdhërojë ndalimin e pushtimit nga ana e Moskës, raporton BBC, përcjell lajmi.net
GJND-ja, e cila ka selinë në Hagë, është gjykata më e lartë e OKB-së dhe vendos nëse një shtet ka shkelur apo jo ligjin ndërkombëtar.
Gjykata nuk mund të ngrejë kallëzime penale kundër krerëve individualë të shtetit.