Ukraina ofertë ushtarëve rusë: Vdekje ose 5 milionë rubla nëse dorëzohen

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksi Reznikov, ka publikuar oferëtn e Ukrainës për ushtarët rusë që janë futur brenda territorit të shtetit ukrainas.

Rusia ka pushtuar një pjesë të territorit të Ukrainës në një lëvizje që është dënuar nga e gjithë bota demokratike. Mirëpo ukrainasit i kanë bërë ballë deri më tani sulmeve të autoritarit Putin dhe tani ka edhe një ofertë për rusët.

 

 

“Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: Të vdesin në një luftë të padrejtë ose një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla si kompensim. Nëse do të dorëzojnë armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në një postim në Twitter.