Kovaçevski takohet me Ramën: Kemi të ardhme të përbashkët evropiane!

Kryeministri Dimitar Koveçevski në Londër, në kuadër të Samitit Investues të Bankës për Zhvillim dhe Rindërtim ka realizuar takim me homologun e tij nag Shqipëria, Edri Rama, përcjell TV21. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim është biseduar hapjen e negociatave të Shkupit dhe Tiranës me BE-në, projektete e përbashkëta në infrastrukturë dhe nismën Ballkani i Hapur.

“Në takim, të dy kryeministrat ranë dakord që negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në të nisin sa më shpejtë, pa vonesë, dhe se duhet shfrytëzuar se atmosfera pozitive dhe presidenca franceze për arritjen e marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, së bashku me Serbinë, përmes iniciativës “Ballkani i Hapur” tregojnë me shembull se si të promovohet bashkëpunimi rajonal, i cili për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sjell promovimin e standardeve evropiane dhe përshpejtimin e integrimit në BE”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.