Ukraina e konfirmon se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën

Ukraina e konfirmon se raundi tjetër i bisedimeve me Rusinë do të mbahet të hënën

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak, e ka konfirmuar të dielën se bisedimet me Rusinë do të zhvillohen të hënën përmes komunikimit me video.

“Përsëri. Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave. Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht”.

“Një numër i madh i çështjeve kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën më 14 mars do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…”,ka shkruar Podoliak në Tëitter, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.