Ukraina dhe shqiptarët

Shkruan: Xhevdet Nasufi

Putinizmi i egër sot është bërë krcnim për njerëzimin. SHBA,NATO edhepse më të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht, me mençuri dhe strategji, vetëdijshëm e anashkalojn provokimin rus për përballje direkte.Per fatin e mire te Kosoves,edhe qeverisja Kurti devotshem e ka qasjen politike me putinizmin ne Ballkan. Urrejtja neveritëse e Putinit,veçmas ndaj SHBA e ka bërë ate të papërmbajtur, të pallogaritshëm dhe të pandijshëm për kataklizmën e mundshme që mund të shkaktoj Europës dhe botës (urdhëroj gatishmëri të lartë të armëve bërthamore). Përkrahja gjithpërfshirëse e botës, stigmatizimi i agresionit, qëndrushmëria e pashembull e kreut politik dhe popullit të Ukrainës, dëshmojn fuqishëm pamundsinë që Putini të pushtoj Ukrainën. Rusinë për agresionin e bërë e pret bumerang i paparë dhe i pashembull në kohën moderne.

Në këtë katraurë, këshilltari për siguri i Putinit erdhi në Beograd,sigurisht për proekte ndërlidhëse me luftën në Ukrainë. Putini ka interes të hapen fronte të tjera dhe mu për këtë Ballkani është më i volitshmi. Në këtë djallëzi putiniste shqiptarët dhe Kosova janë në krye të shenjestrimit. Kuptohet,kjo nuk duhet të jete frigesim për shqiptarët, fal SHBA dhe NATO,por gjithsesi detyrim sepse putinistët në Ballkan sot e çveshen kostumin e paqës,u rradhiten ne kra me Vuciqin, sikur edhe me shqiptarët konformist.

Protestat e rusëve kundër luftës në Ukrainë faktojn nje shembull tjeter simplifikues se Putini duhet luftuar gjithkundi. Fakti që shqiptarët janë shënjestra e parë e putinistëve në Ballkan,kosovarët i detyron të jenë më të përgjegjshëm. Ata që nuk e kuptojnë,apo që nuk duhen ta kuptojnë këtë, le të logjikojnë pse Amerika dislokoj në Bonstil bazën ushtarake,apo pse NATO ndërton bazën e saj në Kuçovë.Kjo vetvetiu impenjon nevojen për gatishmëri gjithpërfshirëse të shqiptarëve,për të forcuar mbrojtjen, zhvillimin ekonomik dhe demokracinë.Gjersa Putini dhe putinizmi të ketë edhe frymen e fundit,Kosova duhet te jete edhe me vigjilence ushtarake krahas asj politike.Të bëhemi të gjithë sikur diaspora shqiptare,sidomos ajo në Amerikë që me kontributin që i dhanë luftës në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, sot gëzojm lirinë, por edhe miqësinë e pandarë me Amerikën edhe bashkpunimin strategjik me Europn e Bashkuar.

Dhe për fund,krahas gjunjëzimit të Putinit që duhet të ndodh,duhet gjunjëzuar edhe putinët e Ballkanit në petkun e Viçiqit,Dodigut,Vulinit,Gruevskit e të tjerë. BE beri dje hapin e pare duke ja mbyll dyert e aderimit ne BE Vuciqit pasi u rradhit ne krah te Putinit. Sigurisht,eshte ky lajm sinjifikues se putinizmit po i ngushtohet rrethveprimi ne Ballkan.