“Putini ka rënë në dy gjunjë” – Ruzhdi Matoshi flet për deklaratën e bërë para 14 vitesh në Kuvendin e Maqedonisë

Ish deputeti shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ruzhdi Matoshi, duke polemizuar me deputetët maqedonas për pavarësinë e Kosovës, në vitin 2008 kishte deklaruar se “Putini ka rënë në dy gjunjë”. Kjo deklaratë e tij e bërë para 14 vitesh, është aktualizuar nëpër rrjetet sociale pas agresionit rus në Ukraninë. Ish deputeti i PDSH-së, Ruzhdi Matoshi, i cili tani është profesor në universitet, komenton për herë të parë deklaratën e tij. Gjatë një interviste për gazetën Lajm, ai tregon se si e kishte bërë deklaratën dhe kush e kishte kërkuar një fjalim të tillë. Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë.