Uellsi në Kupën e Botës për herë të parë pas 64 viteve – mposht Ukrainën në finale të ‘Play Off’

Uellsi është kualifikuar në finalet e Kupës së Botës 2022.

Kampionati Botëror Katar 2022 do ta ketë me vete edhe kombëtaren e Uellsit.

Uellsianët kanë fituar finalen e ‘Play Off’ ndaj Ukrainës, për të siguruar biletën që çon në Katar.

(Auto)goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Yarmolenko, në minutën e 34’.

Ukraina dominoi pjesën e mbetur të lojës, por nuk arriti të gjente golin për t’i anuluar biletën Uellsit.

Hennessey ishte në mesin e lojtarëve më të mirë te Uellsi, me shumë pritje që ndihmuan Uellsin të shkojë tutje.

Uellsi luan në Kupë të Botës për herë të parë pas 64 viteve.