Barca ka identifikuar alternativën për Raphinha

Braziliani Raphinha vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Barcelonës për merkaton e verës.

Anësori brazilian luan me Leeds United dhe edhe vet pëlqen një kalim në ‘Camp Nou’.

Megjithatë, mbetja e Leeds United në Premier League ka bërë që kushtet të jenë më të vështira për transferimin e tij.

Gjithsesi, Barcelona ka gati alternativën. Sipas raportimeve nga Spanja, Katalanët kalkulojnë në Abde.

Abde Ezzalzouli kishte hapësira te Barcelona para merkatos së janarit.

Lojtari prite ta kryej fazën përgatitore parasezonale me skuadrën A. Ai mund të jetë pjesë e përhershme e skuadrës, nëse transferimi i Raphinha dështon.