Udhëtime, avion zyrtar dhe makina me qira, ish-drejtori përfundon nën akuzë

Prokuroria ka ngritur akuzë kundër ish drejtorit mbi dyshimet e bazuara se ka keqpërdorur avionin zyrtarë të Qeverisë për udhëtime private për vete dhe të punësuarit në këtë institucion. Organit të akuzës i ka rezultuar se nga korriku i vitit 2021 deri në mars të vitit 2024 Mirçevski dhe të punësuarit pa arsye zyrtare kanë përdorur avionin e Qeverisë disa herë për udhëtime jashtë vendit, ndërsa me llogarinë zyrtare kanë paguar për hotele dhe ushqime. Dëmi në buxhet sipas Prokurorisë ka arritur mbi 2,5 milion denarë.

“Gjatë udhëtimeve, pagesat janë bërë nga llogaria e institucionit, për arsye të ndryshme. Përveç kësaj për shërbime hoteliere dhe ushqimore, i pandehuri ka përdorur në mënyrë të paarsyeshme fonde nga karta zyrtare e lëshuar në emrin e tij. Në këtë mënyrë, ai ka dëmtuar buxhetin mbi 2,5 milion denarësh”. – Prokuroria Publike.

Hetimi ndaj tij ishte zgjeruar edhe për angazhimin e pilotit pa të drejtë. I njëjti ndonëse nuk ka plotësuar kushtet ligjore për të fluturuar avionin e Qeverisë, Mirçevski nuk i ka njoftuar shërbimet dhe ka vazhduar t’i jep rrogë duke i mundësuar pilotit të përvetëson mbi 5,4 milion denarë brenda 8 muajve. Një keqpërdorim tjetër të cilin Mirçevski e ka bërë ka të bën me angazhimin e një kompanie për transportimin e shtetasve afgan të cilit kishin ikur nga sistemi atje. Mirçevski akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për ta favorizuar të njëjtën kompani, ndërsa në dokumente ka deklaruar se nuk ka interes personal nga ky tender, por më pas ka rezultuar se falë atij tenderi, ai dhe bashkëshortja e tij kanë shfrytëzuar vetura nga ajo kompani në cilësi favori dhe pa pasur nevojë të paguajnë.

Mirçevski u arrestua më 5 shkurt të vitit kaluar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. /Alsat.mk