Ndihmohet popullsia e Tajvanit pas tajfunit Bavi

Kina ndihmon popullsinë e Tajvanit pas tajfunit Bavi
Zëdhënësja e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, u shpreh të mërkurën se departamentet përkatëse të pjesës kontinentale kanë marrë masa për të ndihmuar popullsinë e Tajvanit dhe ndërmarrjet me investime tajvaneze, të prekur nga stuhia dhe përmbytjet e fundit në tre rajone të pjesës kontinentale.

Zëdhënësja Zhu Fenglian u shpreh në një konferencë për shtyp se departamentet përkatëse në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang, provinca Hubei dhe Gansu të prekur nga moti i keq, kanë vlerësuar menjëherë ndikimin e fatkeqësisë duke kryer shpëtimin, zhvendosjen e personave dhe ndihma të ndryshme.

Zhu Fenglian tha se disa ndërmarrje me investime tajvaneze në Guangxi kanë pësuar humbje ekonomike. Zyra e Çështjeve të Tajvanit po punon me departamentet përkatëse në Guangxi për t’i ndihmuar ndërmarrjet e prekura nga fatkeqësia të kapërcejnë vështirësitë duke rifilluar sa më parë biznesin, tha ajo.

Zhu Fenglian gjithashtu shprehu ngushëllime për masat popullore në rajonin e Tajvanit, të prekur nga tajfuni Bavi, duke thënë se pjesa kontinentale shpreson që banorët e prekur nga fatkeqësia të mund të rivendosin sa më parë prodhimin dhe jetën e përditshme normale.