U zgjodh i preferuari i publikut, vëllai i Donaldit reagon me emocion: Zoti e di sa m’ka marr malli

Donald Vesha u zgjodh banori më i preferuar nga publiku, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, vëllai i tij, Romeo Veshaj ka xhiruar momentin kur moderatorja, Arbana Osmani tregoi se kush është banori i preferuar.

Ai është ngritur në këmbë me të bërtitura duke i ndjerë krenar për vëllanë.

“Vetem Zoti e di sa mka marr malli per ty @donaldveshaj Faleminderit me shpirt te gjitheve! Me shpirt! ❤️ (demi vëllait)”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e postimit./Lajmi.net/