Zaev: Po kaloj në periudhë të vështirë

“Sikur shumë të tjerë edhe unë kaloj në periudhë të vështirë. Qëllimi i narativit është ta vë në asht edhe karrierën time personale, që lidhet me Shkupin dhe të bëj thirrje për përgjegjësi të qytetarëve, para vetes, para atdheut. Zgjedhjet caktojnë orientimin e shtetit. Kur qëndrojmë në shtëpi, asgjë nuk ndihmojnë, përkundrazi dëmtojmë. Atëherë nuk është e qartë se shumica e qytetarëve në çfarë drejtimi duan të shkojnë”, tha kryeministri Zoran Zaev në “Utrinski brifing”.

“I ndjekim analizat. VMRO-DPMNE e ka arritur çatinë. Nuk ka më kapacitet absorbues për politikat e tyre. Politikat tona kanë kapacitet absorbues më të madh. Këtu është NATO, super-llavat e liderëve evropianë kundrejt Maqedonisë së Veriut. Pjesa e dytë është koncepti “një shoqëri për të gjithë”. Këtu ka një potencial të madh që ka qëndruar në shtëpi kurse duhet të dalë të votojë. Për këtë thirrja është te këta njerëz, dilni sepse lëshoni mundësinë që edhe ju të merrni pjesë në definimin e ardhmërisë së shtetit”, tha Zaev./TV21