U tha se Donaldi u aksidentua, kjo është e vërteta rreth aksidentit me motor

Vetëm dy ditë më parë Donaldi ishte sërish kryetemë e mediave rozë.

E kësaj radhe u përfol për një aksident me motor, shkruan lajmi.net.

Madje ishin fotografi të cilat u shpërndanë teksa shihej Romeo Veshaj pranë një motori dhe autoambulance, ku thuhej se vëllai i tij binjak, Donaldi kishte bërë aksident me motor.

Por, burime të “AfterParty.al” kanë bërë me dije se i aksidentuari me motor mësohet të ketë qenë Mario, vëllai i vogël i binjakëve Romeo dhe Donald.

Ndërsa, ende nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore apo ndonjë reagim nga vëllezërit në rrjete sociale./Lajmi.net/