Të burgosurat në këtë burg në Kosovë mbjellin speca e domate

Qendra Korrektuese e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, të burgosurat po vazhdojnë me mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e specave dhe domateve.

Nga QKK-ja thonë se ky është një aktivitet rutinë dhe i përditshëm, teksa bëhet e ditur se e gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre.

“Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme”.

“E gjithë puna është kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftimin e QKK-së.