‘U takuam në parukeri’, Big Mama tregon përballjen me Antonelën pas eleminimit të saj

E kur tash të dyja kanë dalur nga shtëpia, Big Mama ka rrëfyer përballjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Big-u ishte e ftuar në një emision teksa ka shpjeguar raportin e tyre pas debatit.

Sipas këngëtares ato janë takuar në parukeri, por që patën bisedë mes vete përveq një ngacmimit të Antonelës.

Gjithashtu ajo sqaroi se nuk flet me ish konkurentën e Për’puthen, dhe se sipas saj tashmë ajo i ka mbyllur të gjitha debatet me të.

‘U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri. Ishte një frikë aty në parukeri. Unë e kam mbylluar atë kapitull. Nuk flasim. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur, janë muhabete koti. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeriu i drejtë dhe i sinqertë po shtohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet ashtu siç u dëshmua dje’, rrëfeu këngëtarja.

E pyetur nëse mendon se ka ndikuar ajo në eleminimin e Antonelës, këngëtarja mendoi që ajo nuk ka ndikuar në daljen e saj por që ndihet e lumtur që ajo dilu.

‘Ajo ka gabuar vetë që kam ndikuar unë. Publiku është ai i cili të gjykon dhe të vlerëson. U ndieva pak mirë dje në fakt.’, u shpreh ajo.

Big-u kërkoi të largohej me vetëdëshirë nga shtëpia e Big Brother VIP.